Home Ballina Tahiri: Kurti dëshmoi se ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike të vendit

Tahiri: Kurti dëshmoi se ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike të vendit

0
Tahiri: Kurti dëshmoi se ka një lexim të mbrapshtë të historisë politike të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për epitet që i ka dhënë ish-politikanit serb Oliver Ivanoviq, i cili dyshohet për krime lufte.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se me ato cilësime kryeministri Kurti ka dëshmuar se ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit.

Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij. Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta. Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi!”, ka shkruar Tahiri.

Dje në një video-mesazhin kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesin e komunitetit e qytetit të tij.

Postimi i plotë:

Albin Kurti përkujtoi dje Oliver Ivanoviçin, me epitete që për të mos thënë ndryshe, përfundimisht nuk i paska ditur askush tjetër përveç tij. Me këtë rast, Kryeministri dje iu dëshmoi qytetarëve të Kosovës se ai ka një lexim krejt të ndryshëm e të mbrapshtë të historisë politike të vendit, ndryshe nga populli, ndryshe nga e vërteta. Një kryeministër që ka lexim të mbrapshtë të historisë, nuk është kurrfarë garancie se mund të arrijë diçka historike. Krejt përkundrazi!

 

Exit mobile version