4.1 C
New York
Wednesday, November 19, 2025

Buy now

Tahiri: Kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër

- Advertisement -

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u tentua nga partia e parë që të votohet buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se kjo seancë është shembulli më i qartë se “kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër”

“Si mund të merren vendime kaq të rëndësishme kur vendi nuk ka qeveri legale dhe Kuvendi nuk ka shumicë funksionale? Si mund të pretendohet shumicë e kualifikuar për ratifikime ndërkombëtare, kur mungon edhe shumica e thjeshtë? Kjo nuk është kulturë parlamentare, por imitim i saj, që hap rrugën e autokracisë. Udha e mbarë, deri ku t’ju shkojë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit