13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Tahiri: Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se në vitin 2023 ka pasur rritje për 40 për qind të vrasjeve në Kosovë.

Në postimin e bërë në Facebook, Tahiri ka thënë se kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

“Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Postimi i plotë:

Kriminelët kanë marrë zemër!

Në vitin 2023 patëm rritje 40% të numrit të vrasjeve në Kosovë. Brenda tri ditëve, dy gra u vranë në Kosovë.

Kultura e dhunës në pushtet e ushqen dhunën në shoqëri.

Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministër të brendshëm që deri dje e kanë sulmuar dhunshëm Policinë.

Në pushtet e kemi një kryeministër dhe një ministre të drejtësisë që vazhdimisht i sulmojnë prokurorinë dhe gjykatat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit