6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Tahiri: Kosova është vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit pas takimit me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri flet për qeverisje të mirë ndërsa Kosova është vendi me pagat më të ulta e çmimet më të larta.

Përmes një reagimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se paga minimale në Kosovë është më e ulta në rajon, 170 euro.

Reagimi i plotë:

Për çfarë qeverisje të mirë po flasim?

  1. Vendi me pagat më të ulëta e me çmimet më të larta të energjisë elektrike;
  2. Vendi me pensione të nivelit të asistencës sociale;
  3. Vendi me pagën minimale më të ulët (170) euro në rajon, e që nuk ka fuqi punëmarrëse në treg;
  4. Vendi ku investimet kapitale prej buxhetit të shtetit me rreth 60% janë orientuar në 4 komuna të partisë në pushtet, të cilat mbulojnë vetëm 15% të territorit dhe 12% të popullsisë;
  5. Vendi i vetëm në rajon ku qytetarët ende nuk kanë sigurim shëndetësor;
  6. Ku niveli i arritshmërisë sipas PISA është më i ulëti në rajon;
  7. Ku nuk është realizuar asnjë projekt dhe investim i huaj strategjik;
  8. Ku lidershipi shpenzon tri vite vendnumëro në rrafshin ndërkombëtar dhe në dialog, e kauzë politike e ka pasur platformën ‘Jo-Negociata’;
  9. Ku sanksionet dhe heqja e vizave janë ende kryefjala në qeveri;
  10. Ku nuk ka asnjë ligj vital, i cili nuk synon rrëzimin e ndarjes së pushteteve, politizimin, dhe shkeljen e të drejtave fundamentale, e për rrjedhojë bien të gjitha në vlerësimin kushtetues.

Deputetja e parlamentit evropian, Viola von Cramon, ju dëgjoi mbrëmë në takim, ndoshta edhe e ka pa kumtesën për media nga kryeministria, por mos harroni, ajo ka shumë informata, dhe nuk i blenë këto fraza koti!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit