30.6 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Tahiri: Kontributi shumë pozitiv i LVV-së ka qenë në protestat e vitit 2007

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka shprehur një qëndrim interesant gjatë emisionit Rubikon, lidhur me çështjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga Kosova ndër vite.

Ai ka theksuar se ia njeh si kontribut jashtëzakonisht të rëndësishëm Lëvizjes Vetëvendosje, protestat që zhvillonte pak kohë para se të shpallej pavarësia e Kosovës.

Sipas Tahirit, kundërshtimin e LVV-së përmes këtyre protestave e përdornin si antipod gjatë procesit të dialogimit.

“Unë mendoj që manipulimi i masës ka ndodhur me nocione që na kanë frikësu në asht. Dy fjali kanë qenë Bosnjizimi dhe Zajednica. I ka frikësu edhe ata që e kanë bartë edhe popullin. Kontributi jashtëzakonisht pozitiv i Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë në protestat e vitit 2007. Unë kam qenë në qeveri, në atë kohë e ke pas antipodin në proces të dialogimit”.

“Ka qenë kontribut jashtëzakonisht i madh i LVV-së. Pastaj ne e ke pas si antipod për negociata në tavolinë, ke mund me kriju pozicion. Në LVV nuk kanë besu që ka me pas shpallje të pavarësisë në dokument të Ahtisarit”, tha Tahiri në Rubikon.

Të ngjashme

Të fundit