13.4 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Tahiri komenton akuzat e rënda të Faton Pecit: Mitrovicasit janë lodhë me gjuhë të përçarjes

- Advertisement -

Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri në “Adresa” tha se në fushatë është vetëm me njerëz të Mitrovicës dhe se vetëm e me ta e bën fushatën e tij, përfaqësues të lagjeve, në qytet e në fshatra ecë vetëm me njerëz të Mitrovicës.

Këtë, Tahiri e tha sepse gjatë fushatës elektorale, kundërkandidatët i ka parë që kanë pasur afër vetes edhe persona të komunave të tjera,e për këtë tha se nuk dua të komentoj se si kanë qenë të tjerët, por tregoi vetëm për veten e tij se  si e ka bërë fushatën.

Ndërsa për statusin e kundërkandidatit të tij Faton Peci, i cili kishte thënë përmes një postimi në Facevook se Exitpollet kanë qenë të pasakta dhe të dirigjuar që më parë dhe nuk kanë qenë korrekte, e për këtë do të ndiqte rrugë ligjore.

Tahiri tha se kjo është një gjuhë përqarëse e gjuhë e urrejtjes, e kjo nuk i bën nder asnjë qytetari e hiq më pak një personi që është në politikë. Ai  gjithashtu theksoi se qytetarët e Mitrovicës janë lodhur me arrogancë e përçarje, me shpifje.

Tahiri tha se ne kemi nevojë për vizion, për bashkim e për punë.

Deklarata e plotë e Tahirit:

Të ngjashme

Të fundit