Abelard Tahiri, deputet i rizgjedhur i PDK-së, ka akuzuar Albin Kurtin për bllokimin e konstituimit të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Tahirit, Kurti po refuzon të dorëhiqet nga posti i Kryeministrit dhe tenton të betohet si deputet në kundërshtim me Kushtetutën, së bashku me disa ministra në detyrë.
Ai e ka cilësuar këtë si një përpjekje për të zgjatur pushtetin personal dhe si një dëm për demokracinë dhe vullnetin qytetar.
“Koha e Qeverisë Kurti ka përfunduar”, ka deklaruar Tahiri, duke kërkuar përgjegjësi dhe institucione funksionale në shërbim të qytetarëve.