14.3 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Tahiri: Kjo s’është fitore e imja, por e Mitrovicës

- Advertisement -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka folur pas publikim të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ku aktualisht po prin PDK-ja ndaj VV-së.

Tahiri tha se kjo nuk është fitore e tij por është fitore e “Mitrovicës së bashkuar”.

“Nuk është kjo fitore e Arian Tahirit por është fitore e Mitrovicës së bashkuar. Unë jam këtu t’i shërbej secilit çdo qytetari dhe për mua Mitrovica është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se janë në prag që sonte të kapitalizohet fitorja më e madhe në qytetin e Mitrovicës por tha se edhe nëse shkohet në rundin tjetër do të vazhdojnë të jenë bashkë.

“Jemi në prag dhe shumë afër që sonte të kapitalizohet fitorja më e madhe në qytetin e Mitrovicës. Edhe nëse shkojmë në rundin tjetër, ne do të vazhdojmë të jemi bashkë në secilën lagje”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit