Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka bërë thirrje për një akord poltik mes pushtetit dhe opozitës sa i përket emrit të Presidentitt të ardhshëm.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka deklaruar se një consensus i tillë do të ishtë celësi për të rikthyer funksionalitetin politik në vend.
“Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për kandidatin për president krijon një bashkëpunim funksional politik e demokratik, që i mungoi vjet Kosovës,” ka shkruar ajo.






