Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish falje për sharjen në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri tha se nuk i është drejtuar asnjë deputeti dhe ky reagim nuk përfaqëson qëndrimi e tij politik e as karakterin personal si qytetar
Postimi i plotë:
Të dashur miq e të nderuar qytetarë
Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=716620096452717&id=108973780550688