19.2 C
New York
Saturday, June 28, 2025

Buy now

Tahiri kërkon seriozitet në takimin e nesërm të liderëve për të dalë nga “mosbesimi e rrëmuja ku Kurti operon mirë”

- Advertisement -

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar në profilin e tij në “facebook” dhe sipas tii nesër është mundësi e mirë për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit.

Tahiri thotë se ndonëse është mundësi e mirë, e njejta s’duhet të shndërrohet në ngjarje sa për konsum dhe se duhet bërë përpjekje serioze për të dalë nga bllokada.

“Sidoqoftë, takimi i nesërm nuk duhet të shndërrohet në një tjetër “eveniment” medial sa për të konsumuar konsultimin politik e partiak, por përpjekje serioze për të gjetur zgjidhje dhe për të dalë nga kjo “hije e zezë” që ka kapluar jetën parlamentare.”, ka shkruar Tahiri.

“Nesër duhet të sjellim qartësi, për shkak se akt-vendimi ka dhënë se paku një afat kohor që brenda 30 ditëve duhet të përbëhet Kuvendi. Të gjithë duhet ta kuptojnë se gjendja aktuale është produkt i mendësisë së mosbesimit dhe rrëmujes, si ambient ku Kurti di të operojë mirë. Pra, asesi nuk duhet që nesër të bëjmë vetëm një ushtrim formal ‘konsultimi partiak’ para se Kuvendi të shkojë në pushim veror.”, ka përfunduar Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit