12.7 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Tahiri: Kemi qëllim shkuarjen në zgjedhje, nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

- Advertisement -

Shefi i deputetëve të Partisë  Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka deklaruar se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare me qëllimin e vetëm pengimin e mazhorancës dhe të dërgohet vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai tha se kjo qeveri nuk e meriton të qeverisë marrë parasysh që vendi është ende nënë sanksione dhe i qortuar nga SHBA. Bojkoti i PDK-së, tha Tahiri se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ju e dini që tash e një periudhe apo më mirë nga qershori i viti të kaluar GP i PDK nuk e voton as një marrëveshje ndërkombëtare. Nuk e ka votuar asnjë ligj në kuadër të Kuvendit me qëllimin e vetëm që të mos krijojmë kushte që të punohet me tutje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ju e shini që tashmë nuk ka kuptim që të ja bëjmë kuorumin dhe te votojmë marrëveshje ndërkombëtare kur vendi ynë është nën sanksione”, u shpreh Tahiri, raporton eo.

Ai tha se shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme është domosdoshme, marrë parasysh sanksionet ndërkombëtare. Ai tha se Kosovës i nevojitet Qeveri e re “në mënyrë që ta nxjerrim vendin nga ky izolim”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit