Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri tregoi për mbështetjen e PDK-së për iniciativën për themelimin e Komisionit hetimor për çështjen e rezervave shtetërore, shkruan Gazeta Express.
Tahiri tha se nuk janë iniciues.
Ai tha se do të kërkojnë çdo ditë që vendi të shkojë në zgjedhje, por nuk do të heqin dorë nga e drejta për të kërkuar hetim parlamentar.
“Ne nuk po kërkojmë me u bë hetues… ne po kërkojmë me kry mandatin tonë si deputetë. Kushtetuta e Kosovës i jep Kuvendit mundësi që të ketë hetim parlamentar…”, tha ai.
Më tutje deputeti i PDK-së, deklaroi se do të kërkojnë çdo ditë zgjedhje, teksa shtoi se janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga mëditjet vetëm që puna e këtij Komisioni të mundësohet.