Besnik Tahiri nga AAK ka thënë se ende nuk kanë marrë asnjë informacion nëse do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentes.
Ai tha se partia e parë parlamentare duhet t’i informojë qytetarët se çfarë po ndodh, kur ka mbetur edhe një ditë nga afati kohor për zgjedhjen e presidentes.
“Jemi të obliguar që qytetarëve t’ua themi të vërtetën se çfarë po ndodh sot. Ora është 15:20 dhe ende asnjë grup parlamentar nuk ka marrë asnjë informacion nëse do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentes, ndërkohë që ka mbetur edhe një ditë afat. Përgjegjësia për zgjedhjen e presidentit i takon partisë së parë parlamentare.”, ka thënë Tahiri.






