4.2 C
New York
Wednesday, November 12, 2025

Buy now

Tahiri i reagon Dejona Mihalit: Nuk mundet kjo me dashtë Kosovën e Mitrovicën më shumë se na

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, ka reaguar ndaj anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila e ka akuzuar PDK-në për manipulim të zgjedhjeve.

Në Debat Plus, Tahiri ka theksuar se akuza të tilla janë të pabazuara dhe se Mihali.

“Kur i dal reni Dejonës me fol për demokraci, shtet e për Kosovë, sinqerisht është shqetësuese. Nuk mundet kjo me e dashtë Kosovën e Mitrovicën më shumë se na. Nuk e lidh asnjë emocion me këtë vend. Nuk mundet me na shitë moral këtu një eksponentë me shumë dyshime. E cila asnjë kontribut nuk e ka. As për shoqërinë, roli i saj është destruktiv. Le të më tregon çka ka bërë kjo gjithë natën nëpër Mitrovicë. Ka ardh me kerre të ndryshëm, fshehtë. Cili ka qenë roli i saj. Me shku me shantazhu njerëz?”, ka thënë Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit