Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri e ka quajtur si vulë të dekurajimit për profesionistët që qëndrojnë në Kosovë “degradimin” e pagave nga Qeveria.
Me një status në Facebook, Tahiri thote se kryeministri dhe ministrat i rritën pagat për vete ndërsa zhgënjyen punëtorët publik.
“Në krizën më të madhe ekonomike që nga paslufta, qeveria e Albin Kurtit degradon pagat e mjekëve të përgjithshëm, teknikëve mjekësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civil si dhe shumë kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i Kosovës, ndërsa ia rritë pagën kryeministrit dhe ministrave. Ky veprim degradues, është vulë për dekurajimin e profesionistëve që të qëndrojnë në Kosovë” thuhet në reagimin e Abelard Tahirit.