3.1 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Tahiri i PDK-së thotë se kjo që po e bën Vetëvendosje nuk ka ndodhur asnjëherë

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media pas përfundimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, para gazetarëve ka thënë se në muajt kur u shtrenjtua energjia elektrike, nuk ka pasur import.

“A nuk është normale që të kërkohet të bëhet hetim parlamentar përm muajin janar, shkurt, mars, prill. Këta muaj, që në emër të krizës energjetike u shpenzuan miliona euro, në muajin shkurt kemi importuar energji vetëm 2.47 për qind, në mars vetëm 0.46 për qind dhe në muajin prill 0.86 për qind, kemi shpenzu qindra miliona euro, është dyfishu çmimi i energjisë elektrike dhe import nuk ka pasë”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që pushteti t’i korrigjojë kërkesat e opozitës, duke marrë parasysh se LVV po kërkon që hetimi për energjinë elektrike të bëhet edhe para periudhës së këtij viti.

“Si grup parlamentar i PDK-së, në asnjë rrethanë nuk do të tërheqemi dhe nuk bijmë pre e provokimit të pushtetit, që kërkon ta korigjojë kërkesën tonë.  Nuk ka ndodhë asnjëherë që pushteti t’i kërkojë opozitës që korigjojë kërkesën e saj”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kuvendi edhe sot ka diskutuar për formimin e Komisionit Hetimor për energjinë elektrike.

Deputetët që dy seanca nuk kanë arritur që ta votojnë një gjë të tillë, duke marrë parasysh mospajtueshmërinë mes pushtetit dhe opozitës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit