Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë nën masa, edhe një vit pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tij, shteti serb nuk e ka marrë asnjë dënim, teksa Kosova po i vuan pasojat e masave.
“Nesër bëhen një vit nga sulmi në Banjskë, dhe fatkeqësisht vendi ynë vazhdon të jetë i izoluar nën sanksione dhe Serbia nuk e ka marrë asnjë ndfëshkiom sa i përket këtij sulmi. Ky sulm ne e dimë qartë se njerëzit që e kanë kryer janë të afërt me presidentin serb, ndërsa ne vazhdojmë t’i kemi masat në fuqi”, tha Tahiri.
Tahiri ka folur edhe për komisionet parlamentare hetimore, për të cilat ka thënë se nuk do të hjekin dorë nga komisionet parlamentare hetimore edhe në legjislaturën e re. Teksa tha se qeverinë e re duhet ta udhëheq Bedri Hamza nga PDK-ja, për të nisur një etapë e re e zhvillimit të Kosovës.