Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për ecurinë e dialogut me Serbinë.
Ai i ka parashtruar disa pyetje kryeministrit Kurti në lidhje me këtë çështje, ku poashtu e ka pyetur se cili do të jetë roli i tij nëse formohet Asociacioni.
“I nderuar kryeministër, je në pozitë shumë të pafavorshme me nënshkrimin e kësaj marrëveshje”, u shpreh mes tjerash Tahiri.