5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Tahiri i LDK-së kërkon përgjigje nga Kurti nëse fushata e tij është financuar nga skandali 100 milionësh i Martin Berishajt

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Xhafer Tahiri, ka folur për shqetësimet e kësaj partie duke përmendur  raportimin e mediave sllovene për një aferë, sipas tyre, milionëshe ku përmendet emri i kryeministrit të vendit, Albin Kurti, e i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Në një konferencë për media, Tahiri është shprehur se gazetat sllovene kanë botuar një hulumtim, ku sipas tij, hulumtohen lidhje e ambasadorit Martin Berishaj, me kompaninë sllovene GEN.

“Sipas gazetës, dyshohet se Martin Berishaj, është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin MB Consulting dhe ku aty madje theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr para të thata nga llogaritë bankare të kompanisë së tij mbi 600 mijë euro në vitin 2019-2020. Ky skandal sa vjen e po thellohet më tepër. Hulumtimi i fundit flet për 100 milionë euro, para të cilat janë menaxhuar nga kompania GEN e të cilat dyshohet se është financuar fushata edhe e kryeministrit Kurti, përmes filialit të GEN-it në Tiranë ku janë transferuar 14 milionë euro”, është shprehur Tahiri.

Tutje, ka theksuar se ndërlidhja me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sipas Tahirit, është pjesa më shqetësuese teksa shtoi se kjo çështje duhet adresuar menjëherë.

“Prandaj, LDK-ja kërkon që këto dyshime shqetësuese që rëndojnë mbi imazhin e kryeministrit të Kosovës të adresohen menjëherë nga Qeveria Kurti se a janë të vërteta deklarimet e hulumtimet e gazetës sllovene. A janë përdorur paratë e GEN-it për të investuar në fushatën e kryeministrit Kurti dhe a përdoren këto para për të paguar njerëz që t’i përbaltin kundërshtarët politikë të kryeministrit Kurti në komente online, në media dhe në organizata të tjera”, ka vijuar Tahiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit