11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tahiri i drejtohet me 10 pyetje Qeverisë Kurti

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ia ka parashtruar 10 pyetje Qeverisë.

Ai ka thënë se këto pyetje u interesojnë qytetarëve:

1. Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?

2. Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë?

3. Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë?

4. Kur përfundon autostrada për Gjilan?

5. Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre?

6. Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor?

7. Pse nuk ka rritje pagash?

8. Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale?

9. Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re?

10. Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës?

Ai ka pyetur edhe për urën mbi Ibër.

“Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit