5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tahiri i AAK-së: Shkuan 100 ditë të vitit, askujt në qeveri s’patëm mundësi t’i themi ‘puna e mbarë’

- Advertisement -

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar pushtetin, duke thënë se sot është dita e 100-të e vitit, pa pasur mundësi askujt në qeveri me i thënë “puna e mbarë”.

Ai ka thënë se nuk po shihet se çka do të ndodh me pagën minimale, se nuk dihet fati i Ligjit të Pagave dhe se nuk dihet kur do të nisin punimet në magjistrale.

Sot, është dita e 100 e këtij viti, pa pasur mundësi askujt në qeveri me i thënë ‘puna e mbarë’. Vitit 2023 i kanë mbetur edhe 265 ditë, nuk po shihet se çka do të ndodhë me pagën minimale, s’dihet fati i Ligjit të pagave, nuk dihet kur do të nisin punimet në rrugët magjistrale, nuk dihet asgjë!!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit