5.7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Tahiri i AAK-së: qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron

- Advertisement -

Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pasi që nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se me buxhetin e vitit 2024 pagat për nëpunës të sektorit publik do të rriten.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qeveria po vazhdon të tallet dhe nëpunës publik, duke shtuar se me buxhetin e ri i bie që të ketë ngritje të koeficientit për pesë euro.

Duke shtuar se shumica nga do të ketë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore.

“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!” – ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit