10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tahiri i AAK-së: Pse po frikësohet Qeveria me e zbardhë të vërtetën për çështjen e rrymës?

- Advertisement -

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se qeveria po frikësohet ta zbardhë të vërtetën për çështjen e krizës energjetike dhe rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë.

Ai tha se duhet të hidhet dritë mbi 5 çështje që përfshijnë krizën energjetike në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Me të vërtëtë nuk po e kuptoj se çka është ky hezitim, pse po hezitojmë apo pse po frikohemi, apo po frikohet qeveria për me e zbardhë të vërtetën për 5 çështje që ne i ngritëm. Pse mos me pasë një hetim, një diskutim parlamentar me deputet të opozitës e pozitës, sa para i ka japë qeveria për pagesën e rrymës në veri, pse mos me pasë diskutim, hetim, për një organ tonin, të Kuvendit të Kosovës, të ZRRE-së që ka qenë në plotni e harmonizume, e sinkronizume edhe në reagimet qe i ka pasë edhe ministrja e Ekonomisë në raport me tarifat e rritjes së çmimit të energjisë.”, tha Tahiri.

Në fund, ai ka thënë se duhet të hetohet edhe pse s’ka pasur kërkesë nga qeveria e Kosovës për shpalljen e krizës energjetike kur e ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

“Pse mos me u trajtu e debati mosreagimi i qeverisë kur është ditë, kur ka komuniku KEDS-i rregullisht me qeverinë dhe e ka njoftuar për krizën potenciale energjetike, për ngritjen e çmimit, mundësinë e blerjes së rrymës në një kohë kur ka qenë shumë më ulët. Pse mos me ditë qytetarët e Kosovës një raport që do të prodhon ky Komision Hetimor, pse nuk është shpallë gjendja emergjente, pse s’ka pasë kërkesë nga qeveria kur e ka bërë Shqipëria, Maqedonia, a ka ndonjë konflikt interesi apo çka?”, tha Tahiri.

Pasi Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër themelimit të këtij Komisioni Parlamentar, partitë opozitare e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit