Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se deklarata e Radojiçiqit vërteton se Serbia ishte pjesë e një skenari mirë të përgatitur në nivelet më të larta të Serbisë e të mbështetur nga Rusia.
Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se shpallja ditë zie nga Serbia është një tjetër dëshmi se shteti i Serbisë është drejtpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura.
“Deklarata e sotme e Radojçiçit se ai ishte në krye të grupit të armatosur që bëri sulmin terrorist në veri të Kosovës, vërteton se shteti Serb ishte pjesë e një skenari mirë të përgatitur në nivelet më të larta të Serbisë e të mbështetur nga Rusia. Po ashtu, shpallja ditë zie në Serbi për kriminelët që vranë dhe plagosën policë të Kosovës, është një tjetër dëshmi se shteti i Serbisë është drejtpërdrejt i përfshirë në këto sulme të armatosura.” – ka shkruar Tahiri.
Ai tutje ka thënë se një hetim ndërkombëtar është i domosdoshëm.
“Një hetim ndërkombëtar është i domosdoshëm për të dalë kjo e vërtetë në pah.” – ka përfunduar Tahiri.