4.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Tahiri i AAK-së për problemet me rrymë: Kjo është rikthim në vitin 2000, lojë me ndjenjat e popullit

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër pas problemeve me rrymë në vend.

Ai ka thënë se kjo situatë, është kthim në vitin 2000.

“Kolapsi energjetik në Ferizaj dhe kaosi energjetik në Kosovë tregon se kjo Qeveri as nuk ka dije, as nuk shqetësohet fare për evitimin dhe as tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë. Kjo është rikthim në vitin 2000, pra 25 vjet pas. Loja me ndjenjat e popullit të Kosovës është tradhti ndaj besimit popullor. Fundi i këtij eksperimenti është i afërt”, ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit