Lajme

Tahiri i AAK-së: Ky është buxhet elektoral, e keni rujt të gjithin për vitin e fundit të mandatit

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Është duke u mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku është duke u diskutuar për projektbuxhetin e vitit 2024.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se ky buxhet është elektoral.

Sipas Tahirit, kjo sepse tash një vit janë zgjedhjet dhe se qeveria e ka ruajt buxhetin për vitin e fundit të mandatit.

Për shkak se ne sot një vit me kalendarin e rregullt jemi në zgjedhje. Ju po dëshironi që këto mjete që i keni bartë vit pas viti, të i shfrytëzoni në vitin e fundit të mandatit tuaj.” – ka thënë Tahiri.

Tahiri theksoi se kjo qeveri nuk e ka mbajtur asnjë premtim dhe asnjë qëndrim rreth krizës dhe zhvillimit ekonomik dhe sipas tij kjo qeveri i ka zbritur pagat.