-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Tahiri i AAK-së i drejtohet Kurtit: Kryeministër fëmjët të hënën duhet të shkojnë në shkollë

- Advertisement -

Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që mësimi të fillojë të hënën.

Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë” – shkroi Tahiri.

Tutje, Tahiri tha se është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave.

Dhe se, mosvullneti për të ofruar zgjidhje, sipas Tahirit nuk është asgjë tjetër veç se pazotësi e arrogancë.

Postimi i plotë:

Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit.

Mos vullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.

Në videon e mëposhtme është vetëm një ndër sfidat që i kemi pasur me sindikalistët gjatë hartimit të Ligjit të Pagave.

Shiheni se si ka qenë qasja jonë.

Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158562176981611&id=731671610

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit