29.6 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Tahiri i AAK-së: Hajdari sulmoi brutalisht institucionet e zbatimit të ligjit, shkarkimi i hap rrugë hetimit të plotë

- Advertisement -

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se Policia e Kosovës s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT-t për dokuemntat që i ka marrë.

Rreth kësaj deklarate ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se ky deklarim publik është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.

Sipas Tahirit, kjo deklaratë është bërë me një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vet Hajdari.

“Deklarata publike e ministres Hajdari se gjoja policia gjatë aksionit ka vepruar në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar, është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Kjo deklaratë është bërë me vetëm një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vet Hajdari. Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas.” – ka shkruar Tahiri.

Të ngjashme

Të fundit