Home Lajme Tahiri, Haxhiut: Me ty mund të flas për vajin në tepsi dhe gruan e frizerit, për drejtësi jo

Tahiri, Haxhiut: Me ty mund të flas për vajin në tepsi dhe gruan e frizerit, për drejtësi jo

0
Tahiri, Haxhiut: Me ty mund të flas për vajin në tepsi dhe gruan e frizerit, për drejtësi jo

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar suspendimin e shkarkimin e prokurorëve që kanë shkelje disiplinore.

Tahiri ka reaguar kështu në seancën e Kuvendit të së enjtes, në vazhdën ku ministrja Haxhiu po komenton vendimet e sistemit gjyqësor.

“Me ty muj me folë për vajin në tepsi, për gruan e frizerit, për llukun tënd, për higjienën në Ministrinë e Drejtësisë, por për drejtësi s’mund me fole. Ku ke pa në vend të botë që me u shkarku nga puna një gjyqtar për shkelje disiplinore. Ky është cenim i drejtësisë, pavarësisë së gjyqësorit”, ka deklaruar Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka përmendur edhe vendimet e Kushtetueses për rrëzimin e Projektligjit për KPK-në, amendamentet për veting dhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë.

Exit mobile version