Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar suspendimin e shkarkimin e prokurorëve që kanë shkelje disiplinore.
Tahiri ka reaguar kështu në seancën e Kuvendit të së enjtes, në vazhdën ku ministrja Haxhiu po komenton vendimet e sistemit gjyqësor.
“Me ty muj me folë për vajin në tepsi, për gruan e frizerit, për llukun tënd, për higjienën në Ministrinë e Drejtësisë, por për drejtësi s’mund me fole. Ku ke pa në vend të botë që me u shkarku nga puna një gjyqtar për shkelje disiplinore. Ky është cenim i drejtësisë, pavarësisë së gjyqësorit”, ka deklaruar Tahiri.
Më tutje, Tahiri ka përmendur edhe vendimet e Kushtetueses për rrëzimin e Projektligjit për KPK-në, amendamentet për veting dhe Ligjin për konfiskimin e pasurisë.