14.9 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Tahiri e uroi Pecin pas betejës, simpatizantët e VV-së i mbesin besnikë gjuhës së Kurtit, festojnë me “gomë rezervë”

- Advertisement -

Mbështetës të Vetëvendosjes janë mbledhur në një sallë për të festuar rezultatin e Faton Pecit.

Por, festa s’ishte fort e zakontë.

Disa të rinj u panë duke sjellë brenda sallës tri goma – një aludim për kundërkandidatin e Faton Pecit, Arian Tahiri.

Tahirit i ishte referuar si gomë rezervë kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Kryetari aktual dhe partia e tij kanë vendos me garu me gumë rezervë. Po nuk shkohet në Mitrovicë me gumë rezervë”, kishte thënë Kurti.

Megjithatë, Tahiri sonte e ka uruar kundërshtarin e tij politik për fitoren.

Pamjet: T7

Të ngjashme

Të fundit