Abelard Tahiri, shef i grupit parlamentar të PDK-së, ka komentuar deklaratën e Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë, rreth Asociacionit.
Duke folur rreth Asociacionit, Tahiri ka theksuar se tashmë Asociacioni është në tavolinën e kryeministrit Albin Kurti.
Megjithatë, sipas tij, Asociacioni po themelohet pa njohjen finale.
“Obligimin ndërkombëtar e kemi në derë, ajo që është më e rëndësishmja modalitetin se si do ta zgjedhin kjo Qeveri apo ndonjë qeveri tjetër nuk është e rëndësishmë, çështja është se këtu Asociacioni nuk po kontestohet prej askujt. Tashmë është në tavolinën e kryeministrit dhe si e tha edhe ambasadori është çështje e ditëve kur ky modalitet do të zgjidhet. Ajo e madhja është arritë, marrëveshja është arritë, por ajo që është më e rëndësishmja është që po e themelojmë një institucion të cilin e kemi pasë për me themelu athëherë kur do ta kemi njohjen finale.” – deklaroi Tahiri në Kanal 10.