Kandidati i PDK-së për deputet, Abelard Tahiri, ka bërë të ditura disa premtime kryesore ekonomike në rast se partia e tij merr mandatin qeverisës.
Ai ka thënë se qysh në ditët e para të qeverisjes së Bedri Hamzës, do të procedohet ligji për rritjen e pagave për rreth 100 mijë qytetarë, me një mesatare prej 50 për qind.
Po ashtu, sipas tij, pensionet do të rriten nga baza, duke garantuar se asnjë pension nuk do të jetë më pak se 250 euro.
“Qysh në ditët e para të qeverisjes së kryeministrit të ardhshëm të zotit Hamza. Rritja e pagave do të bëhet që ne fillim të mandatit tonë, duke proceduar ligjin për paga në Kuvend, dhe paga do të rritën për rreth 100 mijë qytetarë të Kosovës rreth 50 për qind. Kjo do të jetë një rritje e ndejshëm e cila do ta përmirësojë jetën e qytetarëve. E dyta rritja e pensioneve… Nuk do të ketë pension nër 250 euro dhe do të rriten prej bazës rreth 50 për qind”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Tahiri ka shtuar se PDK-ja synon edhe uljen e çmimeve për qytetarët, duke përfshirë heqjen e TVSH-së nga faturat e energjisë elektrike dhe nga produktet ushqimore bazike në baza ditore, me qëllim lehtësimin e jetesës së qytetarëve.
“Në njërën anë angazhohemi ti rrisim të hyrat për qytetarët tjetrën angazhohemi ti zbresim çmimet. Do ta heqim TVSH-në nga faturat e energjisë eklektike qe do ta zbresin energjinë dhe do ta heqim TVSH ne produkte ushqimore bazike ne baza ditore”, ka theksuar ai.






