Tahiri: Dëshira jonë është që Vjosa Osmani të mos tensionohet politikisht

- Advertisement -

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri në emisionin Adresa ka deklaruar se nuk mund të konfirmojë ndonjë proces të përfunduar politik, por ka theksuar se dëshira e tij dhe e shumicës absolute të anëtarëve të LDK, si dhe e shumë qytetarëve të Kosovës, është që presidentja Vjosa Osmani të mos tensionohet politikisht.

Tahiri ka vlerësuar arritjet dhe afinitetin e presidentes Osmani me qytetarët, duke theksuar se ky lidhje ka kontribuar në nivelin e lartë të aprovueshmërisë së saj.

“Ajo nuk ka qenë presidente e zyrës, por ka qenë presidente e popullit. Gjithmonë e ke parë me qytetarët dhe natyrisht që kjo ka bërë që ajo të ketë nivelin e aprovueshmërisë, në 86% sipas matjeve të UNDP-së,” u shpreh Tahiri.

Ai tha  se stabiliteti politik dhe mbështetja për figurat me rezultate të shquara është thelbësore për funksionimin e institucioneve dhe për realizimin e projekteve që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Të ngjashme

Të fundit