Home Lajme Tahiri: Cili investitor i huaj rrezikon të investojë në një vend, ku kryeministri flet për luftë?

Tahiri: Cili investitor i huaj rrezikon të investojë në një vend, ku kryeministri flet për luftë?

0
Tahiri: Cili investitor i huaj rrezikon të investojë në një vend, ku kryeministri flet për luftë?

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka deklaruar se kemi hyrë në këtë vit, me pasoja të retorikës së kryeministrit gjatë vitit 2022.

Sipas tij, Kosova është kthyer në lajme ndërkombëtare si vend jo stabil dhe me rrezik për konflikte.

Madje Tahiri ka pyetur se cili investitor i huaj do të rrezikonte të investonte në një vend, ku kryeministri flet për luftën.

Sipas Tahiri, qytetarët po përballen me probleme të shumta socio-ekonomike, e që ka ndikuar në ikjen e të rinjve.

Postimi i plotë:

Në vitin 2023, kemi hyrë me pasoja të retorikës së kryeministrit gjatë 2022-tës. Përderisa në Ukrainë luftohej agresioni rus, në Kosovë flitej për luftë nga kryeministri i vendit. Nga një histori suksesi e ngritjes së një shteti modern, me retorikën e kryeministrit gjatë 2022-tës, jemi rikthyer në lajme ndërkombëtare si një vend jo stabil e me rrezik për konflikte.
Ta mendosh se çfarë dëmi i ka bërë kjo Kosovës, do të thotë të kesh në mendje tre parametra: Cili investitor i huaj do të rrezikonte të investonte në një vend, kryeministri i të cilit flet për luftën që na kanoset? Si mund të shpresojnë në perspektivë, të rinjtë e një vendi që qeveriset me një kryeministër të tillë? Çfarë e ardhmeje ekonomike e pret një vend, kryeministri i të cilit, vizionin e vetëm e ka përballjen me luftën e tij?
Në fakt, lufta ka qenë tema qendrore dhe preteksti në kokën e kryeministrit, i cili, përmes saj ka abstenuar që t’iu përgjigjet betejave të përditshme sociale dhe ekonomike me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës. Rezultati: ikje e të rinjve, mungesë investimesh, mungesë zhvillimi, mungesë perspektive. Vit i ri, me pasoja të një mentaliteti të vjetër.
Exit mobile version