21.9 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Tahiri: Brenda vitit të parë të mandatit tim, ne do t’i asfaltojmë të gjitha rrugicat e Lushtës

- Advertisement -

Kandidati për kryetar komune nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri sot u mirëprit nga familja Imeri në Lushtë.

Tahiri tha se infrastruktura e fshatit do të përmirësohet dukshëm, pasi ndriçimi publik, trotuaret dhe kanalizimi janë tashmë në fazën përfundimtare të përgatitjes për nisjen e punimeve.

“Por, brenda vitit të parë të mandatit tim, ne do t’i asfaltojmë të gjitha rrugicat e Lushtës, për të lehtësuar qarkullimin dhe forcuar lidhjen mes lagjeve e fshatrave përreth.”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit