Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka komentuar përsëri mbi raportimet e përfshierjes së ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt në një skandal financiar me një kompani në Slloveni.
Tahiri thotë se rrethanat e krizës energjetike në Kosoë kanë pasur një skenar me prapavijë, për të cilin pretendon se është organizuar “nga pushteti i Albin Kurtit dhe bashkëpunëtorëve.
Ai thotë se qytetarët e Kosovës pësuan dëm të madh, ndërsa përfitimi në kurriz të qytetarëve të Kosovës i shkoi “mafias energjetike të Serbisë”.
“:Skandali i Martin Berishës me mafinë energjetike të Serbisë, na dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike kishte pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh iu shkaktua qytetarëve tanë e përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.”, shkruan Tahiri.
Postimi i plotë:
Skandali i Martin Berishës me mafinë energjetike të Serbisë, na dëshmoi se në rrethanat e krizës energjetike kishte pasur një skenar me prapavijë të organizuar nga pushteti i Albin Kurtit & CO, nga i cili skenar, dëmi më i madh iu shkaktua qytetarëve tanë e përfitimi në kurriz të tyre i shkoi mafisë energjetike të Serbisë.
Prandaj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilëve kjo krizë ju kushtoi drejtpërdrejtë në mirëqenie, duhet ta dinë se ku kanë shkuar e për çka janë shpenzuar paratë e tyre që qeveria ua mori përmes haraçit në emër të krizës. Duhet ta dinë se ku kanë shkuar, për çfarë janë shpenzuar dhe kush ka përfituar nga 100 milionët e ndarë nga qeveria gjatë kësaj periudhe.
Për këtë arsye, ne kemi kërkuar hetimin parlamentar të kësaj super afere. Ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk është agjendë politike por kusht i domosdoshëm demokratik për të mundësuar llogaridhënien dhe transparencën.
Tashmë është e qartë pse mazhoranca ka refuzuar ta mbështesë hetimin parlamentar për këtë çështje. Por amnisti për krimin, korrupsionin dhe abuzimin me taksa të qytetarëve nuk ka e nuk do të ketë. Komisioni hetimor parlamentar do të themelohet me çdo kusht, me ose pa vullnetin e mazhorancës. Efekti i vetëm i kësaj pengese që pushteti po përpiqet ta vendosë ndaj transparencës, është rreshtimi me krimin e abuzimin.
“Kartelin e rrymës” na e zbuloi një media sllovene, përmes së cilës kuptuam se Martin Berisha ishte njëri nga “sekserët” e Albin Kurtit. Kush e di edhe sa “sekserë” të tjerë kanë emër e mbiemër të cilët pushteti i Kurtit po përpiqet t’i mbajë të fshehur. Lista me gjasë do jetë mjaft e gjatë dhe ne do ta nxjerrim në dritë këtë listë.