Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka treguar se nuk ka arritur t`i marrë votat e nevojshme për të siguruar një ulëse në Kuvend.
Megjithatë, ai ka bërë me dije se angazhimi i tij politik nuk përfundon me zgjedhjet.
Në profilin e tijnë “Facebook”, Tahiri ka falënderuar qytetarët për mbështetjen.
“Të dashur qytetarë, Faleminderit nga zemra të gjithë ju që më besuat votën tuaj. Edhe pse votat nuk mjaftuan për të siguruar edhe një mandat si deputet, mbështetja juaj është një përgjegjësi e madhe për mua. Do të vazhdoj të jem zëri juaj brenda strukturave të PDK-së dhe të angazhohem me përkushtim për të dhënë më të mirën që di, gjithmonë në shërbim të vendit tim dhe interesit qytetar. Besimi juaj më obligon të mos ndalem. Angazhimi im për ju dhe për Kosovën nuk përfundon me zgjedhjet, ai vetëm sa forcohet nga besimi juaj”, ka shkruar Tahiri.






