13.4 C
New York
Monday, December 30, 2024

Buy now

Tahiri: Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë.

Prej atje, ku ka pasur takime me kongresistë e senator, ai ka deklaruar se “Amerika vazhdon të ketë ndjeshmëri të lartë për Kosovën”.

“Narrativi dhe tregimi për Kosovën po shtyhet shumë nga diplomacia e Serbisë. Është tepër e nevojshme që të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat për të treguar të vërtetën e Kosovës, për të dëshmuar miqësinë që populli dhe vendi ynë ka, dhe po ashtu për të kërkuar mbështetje. Nuk ka rrugë të qëndrueshme për popullin e Kosovës, për shtetin tonë dhe për pavarësinë tonë pa mbështetjen amerikane.” – tha ai për “RTK”.

Tutje, ai ka thënë se duhet të komunikohet drejtpërdrejtë dhe të shfrytëzohet lobi shqiptaro-amerikan për të thelluar bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit