4.6 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Tahiri: AKI ta denoncoj Rilind Gërvallën, minimumi i domosdoshëm

- Advertisement -

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit ku Drejtori i Televizionit Publik e bëri adresë AKI-në, për lajmin e rremë kundër Nacionales dhe Periskopit.

Sipas Tahirit, më e pakta që duhet të ndodhë është që AKI-ja të bëjë kallëzim penal ndaj Drejtorit të Televizionit Publik Rilind Gërvalla.

Postimi i plotë: 

Në audio-incizimin e publikuar sot nga Paparaci, Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka përfshirë Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë në skandalin e madh të keqpërdorimit të transmetuesit publik si mjet të trillimit të shpifjeve dhe të pavërtetave për mediat e lira dhe të pavarura, të cilat rrezikuan jetën e dhjetra gazetarëve në vendin tonë.

Sot, u konfirmua se si Rilind Gërvalla e ka përfshirë këtë agjenci për qëllime të propagandës së ulët të pushtetit, duke e shndërruar RTK-në në media partiake, ndërsa AKI-në si pjesë e organizimit dhe orkestrimit të lajmeve shpifëse që trazuan themelet e fjalës së lirë në Kosovë dhe zgjuan edhe reagime të panumërta nga organizata vendore e ndërkombëtare.

Në këtë situatë, vetëm denoncimi dhe kallëzimi penal nga AKI kundër Rilind Gërvallës dhe i personave të tjerë të përfshirë, paraqet veprimin minimal dhe të domosdoshëm për të dëshmuar mbrojte të imazhit dhe integritetit të saj institucional.

Nëse AKI nuk e bën një denoncim të tillë, atëherë e konfirmon rolin e saj organizues në këtë skandal të turpshëm e të pashembullt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit