7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Tahiri: Aferat e skandalet e kanë përcjellë Qeverinë Kurti

- Advertisement -

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë për Ekonomia Online se aferat e skandalet e kanë përcjellë katërvjeçarin e Qeverisë Kurti.

Tahir ka thënë se vetëm për dy vite, 106 milionë euro kanë qenë vlerat e kontratave njëburimore në KEK, teksa ka përmendur edhe skandalin me kompanitë e ujit.

“Nëse e shohim prej kësaj perspektivë të Kuvendit, pra si deputetë ky është numri më i madh i seancave të jashtëzakonshme dhe debateve parlamentare të cilat i kemi thirr pikërisht për keqpërdorime që kanë ndodhur në dikastere ministrore të Republikës së Kosovës, numri i keqpërdorimeve dhe numri i aferave duket të jetë jashtëzakonisht i madh, prej çështjet se ambalazhuesve të ujit, ku është një mega skandal dhe një aferë jashtëzakonisht e madhe. Flasim për kontratat një burimore mjafton me pa vetëm Korporatën Energjetike të Kosovës, ku e sheh që për dy vite kanë bërë kontrata një burimore rreth 106 milionë eurove”, ka thënë Tahiri, teksa përmend dy dikastere me numrin e madh të kontratave njëburimore. Ka thënë se çmimi i këtyre kontratave negociohet në tavolinë dhe përjashtohet ligji i prokurimit.

Tahiri ka përmendur thirrjen e seancave të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për skandale të ndryshme, si rasti me ushqimin në FKS, rezervat shtetërore e të tjera.

“Muajt e fundit kemi ftuar katër seanca të jashtëzakonshme për keqpërdorime duke filluar nga ushtria e Kosovës, çështjen e rezervave shtetërore, aferat janë të mëdha, këtu vetëm një gjë është pozitive që jemi në prag të zgjedhjeve, dhe në mandatin e ardhshëm do të kemi një Qeveri të re që do të jetë kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza. Numri i kontratave sekrete dhe një burimore tregon diçka të tillë, pra në anën tjetër ne po shohim pak punë, cili është progresi në arsim, në infrastrukturë, a janë shpenzuar mjete një burimore për me rregulluar spitalet tona. Ne nuk po shohim rregullim a janë shpenzuar mjete burimore për të rregulluar gjendjen e arsimit tonë. Janë diku 14 miliardë euro të shpenzuar për këtë mandat qeverisës të kësaj Qeverisë.” – ka thënë ai

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit