28.6 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Tahiri: A duhet ta lejojmë largimin e qytetarëve nga Kosova?

- Advertisement -

Pas ndërprerjes së seancës së 41-të konstituive, deputetët e ish-opozitës, PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.

Aty u deklarua edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili tha se vendi ka nevojë sa më parë që të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria.

Tahiri tha se tani më shumë se kurrë vendit i duhet një hetim i thellë në sektorin e energjisë.

“Energjia nuk është lluks. Energjia është nevojë për secilin qytetarë. Sot kostoja e energjisë po bëhet e papërballueshme. Në situatën në të cilën po jetojmë, qytetarët e kanë vetëm një rrugëdalje, vetëm largimin nga Kosova. A mund ta lejojmë këtë”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit