“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është i përfshirë në një fushatë për të mbuluar gjithçka që po ndodh në Kosovë”, tha sot ish-presidenti serb Boris Tadiq.
Tadiq i cilësoi dramatike ngjarjet në Kosovë.
“Tani kujtoj sërish bisedën time me Angela Merkelin, në të cilën ajo më kërkoi t’i shpërbëja institucionet serbe. Në atë bisedë publikisht para qytetarëve të Serbisë dhe mbarë botës thashë se nuk bëhet fjalë, se kjo është një vijë e kuqe për Serbinë dhe mbijetesën e vendit tonë – tash definitivisht është zhytur plotësisht në ujë”, tha Tadiq në TV Nova.
Ai tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dorëzuar praktikisht “të gjitha interesat serbe në veri të Kosovës”.
Pasojat e asaj që po ndodh tash, Tadiq tha se “mund të jenë katastrofike në të ardhmen”.