Bekim Jashari me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka publikuar një fotografi me Besarta Jasharin, të shoqëruar me një mesazh, ku edhe shihet flamuri kuq e zi, shkruan Insajderi.
“Amanet na e lanë të parët, brez pas brezi e djalë pas djali”. Me gjakun dhe sakrificën e tyre u rritëm ne, për të të mbajtur lart me krenari. Valo, o flamuri më i bukur në botë”, ka shkruar Jashari.
Ky reagim vjen pas deklaratës së Spahiut, i cili tha se Murat Jashari, për t’u zgjedhur president, do të duhej të merrte “aprovim amerikan” dhe të distancohej nga simbolika e flamurit kuq e zi, duke theksuar se në varrezat e heronjve të Kosovës duhet të valojë vetëm flamuri i Kosovës.
“Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, tha Spahiu në studiot e ‘Pressing’-ut.






