”Ta falënderojë Kurtin që e bëri presidente”, Jashari: Osmani po bën sfiladë

- Advertisement -

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka kritikuar veprimet e presidentes Vjosa Osmani, duke theksuar se përgatitjet e saj për fushatë te qytetarët nuk duhet të jenë prioritet.

“Në radhë të parë, presidenti nuk zgjidhet nga populli. Vjosa Osmani është mirë që t’i falënderojë z. Albin Kurti që e ka bërë president, pasi ajo nuk do të ishte bërë pa këtë mbështetje. Së dyti, fakti që ajo e ka zgjedhur postin nuk do të thotë se duhet t’i falënderojë qytetarët pas deklaratave publike për Kurtin – më mirë do të ishte t’i pyesnin për sfidat që po përballen. Presidentja nuk duhet të bëjë sfilata për t’u përgatitur për fushatë, por duhet të merret me tema të tjera. Po përgatit LDK-në që të hyjë si bartëse e listës,” ka thënë ai në “Click” të RTV21.

Të ngjashme

Të fundit