![Szunyogu takon Krasniqin: Diskutuam mbështjetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes Szunyogu takon Krasniqin: Diskutuam mbështjetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/03/Frv9dZYWwAEueYV.jpeg)
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar sot me Memli Krasniqin e PDK-së për ta diskutuar Marrëveshjen e Ohrit.
Szungyog me anë të një postimi në Facebook ka deklaruar se e ka diskutuar me kreun e PDK-së dhe Abelard Tahirin “mbështjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes së Rrugës për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Po ashtu, temë diskutimi del të ketë qenë edhe “funksionimi efektiv i Kuvendit”.
Kujtojmë se Krasniqi, ashtu si edhe Lumir Abdixhiku, e kanë kritikuar hapur e ashpër marrëveshjen e Ohrit, ashtu si edhe marrëveshjen e 27 shkurtit.