Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të shtojë përpjekjet për reforma, sidomos para përgatitjes së raportit të ardhshëm vjetor nga vendet e BE-së për Kosovën.
Ai në një postim në X ku ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë sundimi i ligjit është një fushë shumë e rëndësishme për rrugën e Kosovës në integrimin evropian.
“Është biseduar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bashkëpunimi i Kosovës me BE-në në fushën e sundimit të ligjit, një fushë kyçe në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Theksoi nevojën që Kosova të shtojë përpjekjet e saj për reforma, veçanërisht në dritën e përgatitjes së Raportit të ardhshëm Vjetor”, ka shkruar ai.