1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Szunyog përgëzon Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare

- Advertisement -

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përgëzuar Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare që janë derivat i procesit të Berlinit.

“Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend” ka shkruar Szunyog në Twitter.

Kujtojmë se sot Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, atë për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit