Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Manastirin e Deçanit.
Sipas Szunyog, ky vendim është një hap i mirëpritur, që dëshmon përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së, raporton Indeksonline.
“Ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë! Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe regjistrimi i truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet. BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës” ka shkruar Szunyog, në llogarinë e tij në platformën.
”.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokën rreth Manastirit të Deçanit.
“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencisë Kadastrale të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese” deklaroi Kurti.